Po zgjedhim të flasim për vajzat e kësaj shenjë. Çdo të thotë të kesh në krah një grua Binjakë?
Diku, fshehur në mesin e atyre grave që përbëjnë esencën e Binjakëve, është një vajzë romantike, e cila është e aftë për pasion intensiv, në qoftë se ju mund të arrini të bëni një përzierje mendore, shpirtërore dhe fizike të plotë.
Një vajzë e Binjakëve, është e barabartë me disa gra. Mosha e saj do të jetë një çelës i rëndësishëm lidhur me atë që ju mund të prisni prej saj, sepse deri sa piqet, romanca dhe dashuria, do të jetë vetëm një lojë për të. Ajo mund të jetë e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme në një shkallë të pabesueshme.
Fillimisht, ajo gati do të kalojë në ekstazë nga buzqeshja apo zëri juaj, madje edhe nga mënyra se si ecni. Pastaj ajo do ta lërë mënjanë ekstazinë e saj dhe do të kritikojë çdo gjë; që nga çorapet deri te prerja e flokëve tuaj dhe këtë ajo zakonisht e bën me zgjuarsi, sarkazëm dhe mprehtësi të tillë, saqë ju mund të keni nevojë të vendosni akull te plaga që ju dhemb.
Tani, mos lejoni që kjo t’ju bëjë të përjashtoni veten nga konkurrenca për një vajzë Binjak. Jepini asaj besimin për të cilin ka nevojë. Ajo zakonisht do të arrijë të mbajë brenda vetes së vet, karakterin e saj kompleks dhe nuk do t’ju ngarkojë me të. Ajo do të jetë një partnere me shumë gjallëri dhe gëzim. Shumicën e kohës, (kur gjendja e saj shpirtërore është e mirë), një grua Binjak do t’ju ndriçojë me personalitetin shpresës, do t’ju zbavisë me fjalët e saj të zgjuara dhe të mprehta dhe do të bisedojë me ju në një mënyrë inteligjente, për pothuajse çdo temë që ekziston.
Ajo u gëzohet të gjitha gjesteve të ndjeshme të romancës dhe nuk ka probleme për t’u bindur kur ju i jepni arsye pse veprimi i saj është i gabuar. Nuk ka grua tjetër që mund t’ju kënaqë me më shumë mënyra imagjinare të të dashuruarit dhe të gjitha këto me kaq shumë sharm. Ajo mund përplasë qerpikët me feminilitet dhe delikatesë, por ajo nuk është aspak e pafuqishme kur është fjala për të fituar jetesën e saj dhe për të vendosur kufijtë e duhur.
Një grua Binjakë mund të luajë rolin e vajzës marramendëse dhe të përsosur, duke e bërë të pafuqishëm një burrë, por ajo, pa problemin më të vogël, mund të kthehet në një shtëpiake të adhurueshme dhe pastaj, me po kaq lehtësi mund të kalojë në një intelektuale serioze, që studion filozofët e mdhenj dhe flet për politikë apo poezi të shkëlqyera. Pastaj, papritmas mund të kthehet në një person me emocione intense, plot me nerva, lot dhe frikëra. Ajo me siguri nuk do të jetë asnjëherë monotone dhe po, është kaq e paparashikueshme.
Ju do të gjeni një mikeshë shumë të mirë tek ajo. Vajza e Mërkurit do t’ju shoqërojë në të gjitha aktivitetet sportive dhe ajo do të tregojë interes për të gjitha sportet në natyrë, pavarësisht se ajo duket e butë dhe shumë femërore. Pra, ajo që ju duhet në jetë është padyshim një grua Binjak.