Në terma astrologjikë, tetori është muaj i mbushur me sfida, tension dhe situata të vështira planetare. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë që s’ka momente dhe ditë të bukura. Mbani shënim datën 10 tetor, pasi nga ana numerlogjike konsiderohet si dita më me fat e këtij muaji. 10/10 përkon me emocione të forta, aventurë dhe gëzim.
Nëse do t’i referohemi numerologjisë, numri 10 përfaqëson fuqinë, potencialin dhe na sjell mundësinë për të pastruar çdo gjë në lidhje me të shkuarën. Eshtë një ditë fantastike për të nisur një fillim të ri sipas mënyrave tuaja në çdo aspekt të jetës.
10 konsiderohet si numri perfekt pasi është kombinim i 1-it (fillime të reja) dhe 0 (që konsiderohet si hapësira e pafundme ku ndodhin mrekullitë). Të bashkuara, enegjia e këtyre dy numrave është shumë e fuqishme, prandaj mos harroni ta shfrytëzoni.
Çfarë mund të bëni ju?
Ti besoni vetes tuaj, rritjes dhe të merrni guximin për të ndërmarrë risqe. Duke e bërë këtë do të shihni që magjia mund të ndodhë. Lini të shkojë gjithçka që nuk ju shërben më. Bëni 10 minuta meditim, ose shkruani diku për objektivat, ëndrrat dhe çdo gjë tjetër që ju vjen ndërmend. Pastrohuni nga gjërat e panevojshme për t’i bërë vend ndodhive pozitive në jetë.
Burimi: Bustle