Universiteti i Tiranës publikon udhëzimin sa i përket zhvillimit të provimeve.
Rregullorja është paraprake pasi pritet vendimi Komitetit Teknik të Ekspertëve nëse provimet do të zhvillohen online apo në auditorë.
Siç raporton gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi, lidhur me këtë çështje, Ministria e Arsimit është në komunikim të vazhdueshëm me ekspertët e Komitetit.
- RREGULLA TË PËRGJITHSHME
1. Kalendari i provimeve përgatitet në përputhje me vendimet e strukturës akademike të Njësive kryesore.
2. Për çdo provim online caktohen dy data të njëpasnjëshme, për t’i krijuar mundësi provimi studentëve që mund të kenë probleme shëndeti, familjare, të qasjes në internet ose të funksionimit të pajisjeve eklektronike.
3. Për të gjitha provimet online do të zbatohen rregullat e ndershmërisë akademike dhe të gjitha format e pandërshmërisë akademike do të ndëshkohen sipas Kodit të Etikës.
4. Provimet online kryhen nëpërmjet platformës Microsoft Teams.
5. Provimet që zhvillohen me gojë online regjistrohen.
6. Të gjitha punimet elektronike të studentëve për qëllime vlerësimi regjistrohen nga pedagogët në CD dhe ruhen në departamente për qëllime të trajtimit të ankesave të studentëve dhe si dokumente për akreditimin.
7. Nëse lënda mësimore është zhvilluar nga një pedagog, vlerësimi i arritjeve akademike të studentit nëpërmjet provimit do të kryeht nga pedagogu që ka zhvilluar lëndën.
8. Nëse lënda mësimore është zhvilluar nga dy ose më shumë pedagogë, vlerësimi i arritjeve akademike të studentit nëpërmjet provimit do të kryhet nga të gjithë pedagogët që kanë zhvilluar lëndën.
9. Të gjitha rezultatet e provimeve i dërgohen Sekretarisë mësimore.
10.Për provimin e diplomimit në sezonin e dimrit, Njësitë bazë përgatisin programin për provimin e diplomimit dhe e venë në dispozicion të studentëve 10 ditë para përfundimit të mësimit në distancë.
11.Komisionet e provimeve të diplomës organizohen sipas rregulloores sw UT.
16. Shërbimi i IT të Njësive kryesore dhe i Rektoratit janë përgjegjës për administrimin dhe asistencën teknike për platformën Microsoft Teams si dhe jep çdo mbështetje teknike për provimet, asistencw ndajstudentëve dhe pedagogëve për përdorimin e platformave për provimet dhe mbështetjen në rast të problematikave teknike gjatë provimit.
III. RREGULLA TË VEÇANTA PËR STUDENTËT
1. Studentët informohen 10 ditë para përfundimit të mësimit për llojin e testit me shkrim, formatet e punimeve, për kriteret e vlerësimit. për orën e fillimit të provimit dhe kohëzgjatjen e tij.
2. Studentët nuk bëjnë regjistrim individual për provim. Të gjithë studentët që kanë ndjekur mësimin online, që kanë riprovime dhe provime të mbartura do të regjistrohen në procesverbalet e provimeve nga Sekretaria mësimore.
3. Studenti merr pjesë në provim vetëm në njërën nga dy datat e publikuara për provimin.
4. Studenti bën gati lidhjen me platformën digjitale 30 minuta para fillimit të provimit dhe hyn në platformë 15 minuta para fillimit të provimit.
5. Pas përfundimit të testit me shkrim ose të provimit të kryer nga shtëpia, studenti i ruan të gjitha përgjigjet dhe punimin dhe më pas i paraqet menjëherë online, i dërgon në platformë ose me e-mail në adresën e pedagogut, por brenda orarit të parashikuar.
6. Nëse ndonjë student do të ketë ndonjë problem teknik për lidhjen online me platformën e caktuar, duhet të njoftojë menjëherë pedagogun me e- mail. Gjithësesi, nëse ndërprerja ndodh gjatë përgjigjeve të testit me shkrim online, përgjigjet e dhëna ruhen automatikisht dhe studenti vepron sipas udhëzimeve teknike të dhëna paraprakisht nga asistenti teknik i IT.
7. Nëse arsyeja e moslidhjes online është e justifikuar, studentit do t’i mundësohet shtyrja e kohës së provimit, ose do t’i mundësohet shtyrja e provimit në datën tjetër.
8. Studenti e merr njoftimin për vlerësimin e provimit brenda një afati prej 5 ditësh nga data e provimit nga pedagogu i lëndës.
9. Studenti që ka riprovime dhe provime të mbartura mund të japë vetëm ato provime që janë parashikuar në sesionin e dimrit.
10. Studenti ka të drejtë të ankohet për procedurën dhe rezultatin e provimit sipas rregullit në fuqi. Procedura do të kryhet online në adresën e-mailit të caktuar nga drejtuesi i departamentit.
11. Studenti këshillohet të vizitojë çdo ditë faqen zyrtare të internetit të Fakuletit përkatës për të qenë i informuar lidhur me njoftimet për provimet.
12. Studenti këshillohet të kontrollojë çdo ditë postën elektronike dhe platformën digjitale sipas lëndëve që ka provim, për t’u informuar për postime nga pedagogët lidhur me provimet.
13.Studenti merr masa që të krijojë kushtet e nevojshme në shtëpi për të kryer provimin; duke qëndruar vetëm në dhomë gjatë kohës së kryerjes së provimit.
14. Studenti merr të gjitha masat që të ketë kompjuterin dhe celularin në dispozicion dhe në gjendje pune gjatë kohës së provimit.
15. Studenti ka detyrim t’i paraqesë pedagogut/komisionit të provimit kartën e identitetit nëpërmjet e-mailit dy ditë para provimit dhe e parqet atë edhe në momentin kur pedagogu e kërkon gjatë provimit online.