Protesta në Rinas, Balluku dështon të bindë 65 kontrollorët, pezullohet mbledhja

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk ka arritur dot të bindë 65 kontrollorët e aeroportit të Rinasit.

Nuk ka pasur marrëveshje mes Ballukut dhe kontrollorëve, teksa mbledhja është pezulluar.

Visit Instagram Profile ➤

Një nga kontrollorët thotë se Balluku ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka pasur edhe qeveria në tetë vitet e fundit.

“E ka personale. Pezullimi i punës do të vijojë. Kam plotësuar skemat e kompetencës, formularin, kur unë nuk e plotësoj dhe jam e stresuar, gjobitem me 2 milion lekë. Dorëzova deklaratën.

Zgjidhja e kontratës së punës, duhet të paraqitem për këtë zgjidhje dhe nëse unë kam pretendime, pata diskutim vetë, nuk e quaj shkarkim tha, por mund të ulem më mbrapa. Kemi kërkuar ta heqë këtë pikë.’’– tha një kontrollore tjetër.

Nga dje kontrollorët e AlbControl janë futur në protestë në heshtje dhe kanë disa kërkesa, një prej të cilave kthimi i kolegëve në punë që pretendohet se janë hequr nga puna. Sot mbledhja dështoi, dhe kontrollorët paralajmërojnë se pezullimi i punës nga ata do të vijojë.

Author: admin