Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar një pasuri prej 6 milionë eurosh, që i përkasin një shtetasi të dënuar për trafik droge. Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala për ‘BalkanWeb’.
Bëhet fjalë për shtetasin Alban Xhepa, i cili rezulton i dënuar 3 herë në Itali në fushën e narkotikëve dhe për krime kundër personit.
Sipas informacionit fillestar nga ana e prokurorisë, i dyshuari kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit dhe te Pastrimit te Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi.