Programi për rininë/ Këlliçi shpjegon: Si do të eliminohet pamundësia për të ndjekur studimet për shkak të gjendjes financiare

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi është një nga bashkëhartuesit e Programit të PD për rininë. Në pak sekonda ai ka treguar se si do të eliminohet plaga më e madh e familjeve dhe e të rinjve shqiptarë: pamundësia për të ndjekur studimet e larta nga mungesa e të ardhurave financiare.

SHPJEGIMI I BELIND KËLLIÇIT:

Jona: Përshëndetje Belind!
Belind Këlliçi: Përshëndetje Jona!

Jona: Shumë student sot e kanë të pa mundur të vazhdojnë shkollën për shkak të gjendjes ekonomike. Si do t’i ndihmoni këta student?

Belind Këlliçi: Ne do të japim 5 mijë bursa sociale për gjithë të rinjtë që e kanë të pamundur të paguajnë studimet për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike familjare. Si dhe do të përgjysmojmë tarifat e edukimit për gjithë studentët në vend. Por nuk do të mjaftohemi me kaq. Ne do të zerojmë tarifën e edukimit për gjithë të rinjtë që vijnë nga familje me të ardhura nën 64 mijë lekë të reja në muaj. Gjithashtu do të paguajmë 10 mijë stazhe pune për 10 mijë student ekselent me plot 300 mijë lekë në muaj, për 12 muaj me radhë.
Jona: Një nga shqetësimet që kam pasur dhe unë kur kam qenë studente ishte dhe mungesa e praktikës në shkolla. Si do e zgjidhni ju këtë?

Belind Këlliçi: Duke krijuar 4 inkubatorë të reja biznesi për të nxitur idetë inovatore, punësimin dhe sipërmarrjen në vend. Skema subvencionimi për të gjithë të rinjtë që vijnë nga zona me vështirësi ekonomike për të krijuar bizneset e tyre.

Jona: Faleminderit Belind!
Belind Këlliçi: Faleminderit Jona! Dhe mos harro, më 25 Prill Shqipëria fiton rininë

Author: admin