Këshilli Bashkiak në Durrës mësohet se do të zhvillojë nesë një mbledhje të radhës, nëpërmjet mjeteve të komunimimit elektronik. Burime zyrtare nga Bashkia Durrës, bëjnë me dije se mbledhja do të organizohet në orën 12:00 dhe ka 10 pika në rendin e saj të ditës:
- Për miratimin e familjeve përfituese të ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar për bllok ndihmën ekonomike deri 6 % dhe fondi nga të ardhurat e bashkisë, për muajin shtator 2020
- Për miratimin e rregullores për marrëdhëniet e këshillit bashkiak me publikun dhe median”
- Për vijimin e proçedurave të prishjes së detyruar të 4 banesave private të ndodhura në njësinë administrative nr.5, durrës të gjitha pronë private në zbatim të ekspertizave të thelluara të hartuara nga instituti i ndërtimit, Tiranë
- Për miratimin e listës së familjeve përfituese të subvencionimit të qirasë të mbetura të pastreha si pasojë e shembjes së banesave të tyre në zbatim të vkb-së nr. 18, datë 23.04.2020, vkb-së nr.37, datë 14.05.2020, vkb-së nr.52, datë 25.06.2020, vkb-së nr.54, datë 25.06.2020, vkb-së nr.65 datë 07.07.2020, vkb-së nr.66, datë 14.07.2020 dhe vkb-së nr.85, datë 31.08.2020
- Për disa ndryshime në vkb nr. 647, datë 23.12.2019 “për miratimin e buxhetit të bashkisë Durrës për vitin 2020, si dhe projektbuxhetin afatmesëm të bashkisë durrës për vitet 2020-2022”
- Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës 1 kt, që i përket kopshtit kuçok, që mban nr. 10, të listës së transferimit dhe të godinës 1 kt, që i përket kopshtit me vendodhje në fshatin radë, që mban nr. 13, të listës së transferimit, njësia administrative manëz, që me vkm nr.538, datë 7.8.2012, bëjnë pjesë në listën paraprake të pronave të bashkisë Manëz (sot bashkia Durrës), për shkak se janë dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe rekomandohet të demolohen, kjo sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga instituti i ndërtimit tiranë, dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave, të godinës së kopshtit kuçok dhe të godinës së kopshtit me vendodhje në fshatin Radë, njësia administrative Manëz, që me vkm nr.538, datë 7.8.2012, bëjnë pjesë në listën paraprake të pronave të bashkisë Manëz (sot bashkia Durrës)
- Mbi miratimin për prishjen e detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative Katund i ri, bashkia Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe është rekomanduar të prishet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar të kryer nga instituti i ndërtimit Tiranë, si dhe miratimin për heqjen nga lista e veçantë e pronave të paluajtshme publike dhe kontabiliteti, të ndërtesës së njësisë administrative Katund i Ri.
- Mbi miratimin për prishjen e detyruar të ndërtesës së administratës të njësisë administrative Ishëm, bashkia Durrës, për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe është rekomanduar të prishet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar të kryer nga instituti i ndërtimit tiranë, si dhe miratimin për heqjen nga lista e veçantë e pronave të paluajtshme publike dhe kontabiliteti, të ndërtesës së njësisë administrative Ishëm.
- Mbi miratimin për prishjen e detyruar të godinës 1 kt, që i përket shkollës së vjetër 9-vjeçare “riza shera”, radë, njësia administrative Manëz, që mban nr. 07, të listës së transferimit, që me vkm nr. 538, datë 7.8.2012, bën pjesë në listën paraprake të pronave të bashkisë manëz (sot bashkia Durrës), për shkak se është dëmtuar nga fatkeqësia natyrore e datës 26 nëntor 2019 dhe përbën rrezik shumë të lartë për jetën dhe shëndetin, dhe rekomandohet të demolohet, kjo sipas aktekspertizës së thelluar, realizuar nga instituti i ndërtimit tiranë, dhe miratimin për heqjen nga kontabiliteti dhe lista paraprake e pronave, të godinës së shkollës 9-vjeçare “Riza Shera”, që mban nr.07, të listës së transferimit, me vendodhje në Radë, njësia administrative Manëz, që me vkm nr. 538, datë 7.8.2012, bën pjesë në listën paraprake të pronave të bashkisë manëz (sot bashkia Durrës)
- Për miratimin e një shtese në vendimin e këshillit bashkiak nr. 468, datë 23.12.2017 “për sistemin e taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit” të ndryshuar.