Prindër merrni shënime, ja çfarë tregon shenja e horoskopit për fëmijën tuaj

Raporti prind-fëmijë është një ndër lidhjet më të bukura dhe më të komplikuara që mund të ekzistojnë. Shumë prindër krekosen duke thënë se i njohin fëmijët e tyre më mirë se gishtat e dorës, por harrojnë që fëmija është qenie e pavarur. Ju mund të mësoni prej tyre duke u nisur nga detaje thuajse të parëndësishme në dukje, siç është për shembull shenja e horoskopit. Ja ç’thonë yjet për lepurushët tuaj :

Dashi

Fëmija që i përket shenjës së Dashit është shumë i gjallë dhe plot energji. Mund të jetë autonom që në moshë shumë të re. Dallohet për këmbënguljen dhe pavarësinë. Dëshiron të jetë në lëvizje të vazhdueshme. Kjo është arsyeja pse shpesh është pre e aksidenteve të vogla. 

Demi

Fëmija Dem është i qetë dhe shumë i ndjeshëm. Kërkon siguri përreth që në moshë të herët. Frikësohet nga ndryshimet e tensionet në mjedisin përreth. Reagon dhe mendon me ritme relativisht të ngadalta. Ndonjëherë është kokëfortë dhe nuk e ndërron mendjen lehtë rreth diçkaje. Ngrohtësia e familjes luan rol shumë të rëndësishëm në humorin e tij të mirë. Është një fëmijë që kërkon dialog dhe shpjegime për çdo gjë. 

Binjakët

Është një fëmijë shumë inteligjent dhe i komunikueshëm. Që në moshë shumë të vogël, kërkon shumë stimuj për të ushtruar mendjen. Është shumë kurioz. Dëshiron të mësojë çdo gjë dhe bën shumë pyetje. Dëshiron të merret me shumë gjëra në të njëjtën kohë, për këtë arsye prindërit duhet ta lenë të eksperimentojë. 

Gaforrja 

Fëmija Gaforre është i ndjeshëm dhe gjen mënyra për të tërhequr vëmendjen e prindërve duke qarë dhe duke u grindur shpesh. Duhet të fitojë besimin tuaj që të ndihet i sigurt. Siguria nga prezenca e nënës luan rol shumë të madh kur të rritet. 

Luani 

Është një fëmijë që dëshiron që herët të imponojë veten me prezencën e tij dhe të bëhet qendra e vëmendjes. Është krijues, artist e i ndjeshëm dhe dëshiron të dallohet edhe nga mënyra se si vishet. Është krenar dhe i dashur dhe krijon grupe rreth vetes që e ndjekin dhe e respektojnë. 

Virgjëresha

Një fëmijë shumë i organizuar dhe praktik. I pëlqen rregulli dhe pastërtia. Është shumë i vëmendshëm dhe mëson shpejt. Nuk duhet të inkurajohet të kritikojë por të përmirësojë veten duke vërejtur çfarë nuk i pëlqen tek të tjerët. Virgjëresha i vogël ka nevojë për durim dhe prova për çdo gjë. Vetëbesimi i tij ka nevojë për nxitje, pasi ai përherë përpiqet për përsosmërinë, çka nuk është e mundur. Edhe pse është i ndrojtur dhe mendon shumë para se të bëjë diçka, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për ta kuptuar. 

Peshorja

Dashuron balancën e harmoninë. Kur ndihet i sigurt tregon anën e tij më të mirë. Është gjithmonë i gëzuar dhe i shoqërueshëm. Nevoja e tij për shoqëri do të thotë që të mësohet me përmbatje, vullnet e këmbëngulje. Për një fëmijë Peshore është e lehtë të fajësojë të tjerët. Kështu duhet të fitojë koenfidencë dhe të jetë në kontakt me dëshirat e tij. Kështu nuk do të influencohet me lehtësi dhe do të ketë mendimin e tij.

Akrepi

Është fëmijë i ndjeshëm e me intuitë. Është sfidues dhe posesiv. Ka nevojë për inkurajim për të shfaqur ndjenjat e tij. Është i dedikuar për atë që zgjedh dhe mbështet me pasion atë që dëshiron. Fëmijë të fshehtë që dëshirojnë të fshehin mirë jetën e tyre private dhe kështu prindërit duhet të fitojnë besimin e tyre përmes durimit dhe fleksibilitetit. Mënyra e tyre e komunikimit ndonjëherë e bën të vështirë për prindërit e tij. Ata urrejnë fyerjet dhe dhunën. Ndërsa fëmja Akrep ndien më shumë nga sa mendoni, nuk duhet ta lidhni por të inkurajoni autonominë e tij.

Shigjetari

Është bujar, optimist dhe i shoqërueshëm. Dashuron udhëtimet. I pëlqen të jetë i pavarur nga zotime dhe të vendosë objektiva të vogla. Dashuron eksperiencat e jetës dhe eksploron ato që e intrigojnë. Ka tendencën për ta ekzagjeruar. Humb para ose shikon me optimizëm të tepruar çdo gjë që dëshiron të arrijë. Mungesa e kontrollit për ushqimin dhe pijet mund t’ i kthehet kundër ndonjëherë. Duhet t’i mësoni të shqyrtojë gjërat me kujdes. Duhet të mësojë të mendojë përpara se të marrë një vendim dhe të jetë më i duruar. Duhet t’i mësohet nga prindërit rregulli që në moshë shumë të re.

Bricjapi
Eshtë shumë i matur që në moshë të re, serioz dhe i disiplinuar. Është i besueshëm dhe i duruar, përpiqet të kontrollojë sjelljen e tij dhe të mos shprehë anën e tij të ndjeshme. Ajo që duhet të kultivojmë në Bricjapët e vegjël është t’i mësojmë të jenë në gjendje t’u besojnë të tjerëve dhe të kërkojnë ndihmë kur u nevojitet. Për më tepër përmes mirënjohjes dhe respektit, duhet ta ndihmojmë të mos ketë frikë të shprehë ndjenjat e tij. Për shkak se është fëmijë shumë i qetë dhe i qëndrueshëm në çfarëdo gjë që bën, mund të besojmë se nuk ka nevojë për prindërit e tij. Le të mos harrojmë që megjithëse Bricjapët e vegjël nuk kërkojnë kurrë ndihmë, ai patjetër që ka nevojë për dashuri e butësi për tu rritur, edhe pse tregon të kundërtën.

Ujori 

Është fëmijë me shpirt të lirë. Dëshiron të jetë vetvetja, të zgjedhë stilin e tij. Nuk lidhet me famijen dhe institucionet. Ka shumë hobi dhe është shumë i shoqërueshëm. Fëmijës Ujor duhet t’i mësohet kontrolli i vetes. Duhet të mësojë të bëjë kompromis dhe të pranojë mendimet e të tjerëve më natyrshëm. Ata mërziten shpejt nga rutina dhe ju duhet vazhdimisht të rinovoni interesat e tyre me stimuj të rinj. Është një fëmijë i paparashikueshëm, prandaj duhet t’i qëndroni pranë pa e bërë të ndihet i trysnuar. Me një marrëdhënie miqësore do të jeni në gjendje të vini re shqetësimet e tyre.

Peshqit

Është i edukuar dhe maturohet më vonë se fëmijët e tjerë. Prindërit e e tij duhet të përforcojnë vullnetin dhe zellin e tij që në vitet e para të shkollës. Ata duhet të respektojnë momentet personale për imagjinatën e tij të fortë. Është një fëmijë shumë manipulues. Do të gjejë zgjidhje mes lotëve dhe fytyrës së tij të mërzitur. Nëse i përgjigjeni kësaj metode ai do të mësohet me këtë dhe si i rritur do të gjejë metoda indirekte për të arritur qëllimin e tij. Gjërat që duhet t’i mësoni përfshijnë të qenurit në gjendje të shprehë mendimin e tij dhe të kërkojë çfarë dëshiron pa frikë. Një gjë tjetër që duhet të mësojë është të mos impresionohet lehtë. Çdo gjë që shkëlqen nuk është ar. Kjo sigurisht do t’i shërbejë atij për pjesën tjetër të jetës, duke u siguruar që ai do të mësojë të gjykojë drejt.

Author: horoscope