Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat sot nga sheshi “Nënë Tereza” në Tiranë ku u pyet dhe për deklaratat e tij mbi një plan për mbrojtjen e votës së lirë. Meta tha se do të njiheni në vijim me përmbajtjen, duke kërkuar që të gjithë të mbajnë duart larg nga votat.
“Se ç’përmban ky plan do të njiheni në ditët në vijim.
Çdo shqiptar i ndershëm dhe patriot pavarësisht bindjeve partiake është 100% dakord me Presidentin e Republikës që nuk duhet të vihet më dorë mbi votën sepse prandaj jemi në këtë situatë kaq të rëndë, që udhëheqim në nivel botëror për shpopullimin e vendit, pikërisht se niveli i lirisë së zgjedhjeve është katandisur në këtë situatë që e dini ju dhe që e di gjithë bota.
Është një kusht i pakapërcueshëm nga BE për çeljen e negociatave.
Të gjithë të mbajnë duart larg nga votat, të kontribuojnë për një fushatë civile dhe europiane, të gjithë të paraqesin alternativat e tyre.
Është një gjë e mirë se përveç forcave politike keni mundësi të shpreheni dhe për kandidatin që preferoni duke dhënë një mesazh të qartë që drejtuesit e partive duhet të promovojnë njerëz me integritet që të respektojnë Kushtetutën dhe të jenë shembull i respektimit të ligjit”, deklaroi Meta.