Të moshuarit janë konsideruar si grupmosha më e rrezikuar nga pandemia e COVID-19, dhe për një kohë të gjatë u mendua se izolimi i tyre do të ishte zgjidhja më e mirë në mungesë të vaksinave.
Menjëherë pas nisjes së vaksinës, shumica e shteteve kanë vendosur që vaksina të aplikohet fillimisht te të moshuarit, dhe më pas në shtresat e tjera të shoqërisë.
E padyshim dita e vaksninimit mund të thuhet me plot gojë se është një kthesë në jetën e tyre. 89-vjeçari amerikan Robert Holzman, e ka shoqëruar me kërcim procesin e vaksinimit. Sapo injektoi dozën e vaksinës, ai doli në rrugë dhe nisi të kërcente. Arsyeja? Fare e thjeshtë, ai ka pasion kërcimin dhe një nga arsyet kryesore që e bëri vaksinën, ishte që të kërcente i pashqetësuar apo rrezikuar.