“Pra Carolinën nuk e kanë vrarë shqiptarët”, Braçe: Krimi s’ka kombësi, media greke e mbytur nga steriotipet të kërkoj ndjesë

ZëvëndësKryeministri Erion Braçe ka reaguar për lajmin që tronditi Greqinë, ku pas shumë akuzave për shqiptarët, doli që Charalambos Anagnostopoulos është autori i ngjarjes së rëndë që mbeti e vrarë Caroline Krauts.

32-vjeçari pilot tregoi në polici se vrau bashkëshorten pas një debati që kishte dhe më pas inskenoi skemën e grabitjes, duke drejtuar edhe gishtin nga shqiptarët.

Me anë të një postimi në rrejtet sociale Braçe shkruan se krimi nuk është bërë nga shqiptarë dhe se vrasësit nuk njohin kombësi.

Ai përgëzon autoritetet greke që i shkuan deri në fund zbardhjes së ngjarjes, teksa për mediat greke Braçe thotë që ata duhet të kërojnë ndjesë që për këtë vrasje shënjetsuan shqiptarët.

Postimi i plotë nga Braçe:

Pra;

CAROLINEN NUK E KA VRARE

NJE SHQIPTAR!

AS NJE BANDE SHQIPTARESH DHE,

AS NJE BANDE ROMESH NGA SHQIPERIA,

“ATA QE KRYEJNE KRIME TE PERBINDSHME NE VENDIN FQINJE”!

Prej dites kur u njoftua krimi makaber,

ores, oreve e diteve qe pasuan,

mbushur me lajme te medias greke se “vrasesit jane shqiptare”, “vrasesit folen gjuhe te perafert me shqipen”, “vrasesit mund te jene nje bande romesh nga Shqiperia qe vjedhin e pasojne me krime te perbindshme”, kam uruar te mos jete e vertete!

E VERTETA DOLI NE DRITE TE DIELLIT DHE VRASESI NUK ESHTE NJE SHQIPTAR, AS SHUME TE TILLE!

Ndaj sot, te gjitha agjensite ligjzbatuese greke, meritojne nje duartrokitje te madhe per punen, profesionalizmin, kembenguljen per ti shkuar krimit deri ne fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit te nje krimi te perbindshem!

Po media greke?

Ah media greke e mbytur nga steriotipet me baze etnike e nje pjese edhe rraciste,

duhet te bej nje hap pas e te kerkoj ndjese;

Per jave te tera vuri shqiptaret ne shenjester, madje nje pjese i shpalli fajtore, jo vetem qe nuk ndihmoi hetimin por i mori kohe hetimit duke e shtyre e vene nen presion me nje piste te paqene, te rreme, te pavertete!

I keqardhur pafund per kete!

Krimi nuk ka komb, as kombesi!

Krimineli eshte njesoj i tille pavaresisht pasaportes, pasaportave;

Duhet trajtuar njesoj, sipas ligjit e me ashpersine qe buron prej tij;

Agjensite tona ligjzbatuese duhet te jene edhe me afer, te bashkepunojne edhe me fort, intesivisht per ti bere kufijte e vendet tona edhe me te sigurta, duke ju ofruar qytetareve tane paqe e qetesi!

Lexo edhe: Merr fund MISTERI në Greqi: 20-vjeçaren Caroline e mbyti dhe e vrau burri i saj grek, gjithçka ndodhi në sy të vajzë së vogël

Lexo edhe: “I njoha se flisnin shqip”, si u mundua 32-vjeçari të përfshinte shqiptarët në vrasjen e gruas së tij, mediat greke “e mbështetën”

Lexo edhe: SHOKUESE/ Nuk do ta besoni çfarë bëri 32-vjeçari grek në varreza, pak para se të arrestohej për vrasjen e gruas së tij

Author: admin