Ditën e sotme, gazeta e përditshme “Panorama” ka publikuar një listë me kandidatët e PD, për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërkohë që pritet e hëna për tu dorëzuar, Irfani ka nxituar t’i bëjë të gjitha të sigurta.
Pasi ka publikuar listën e tij personale dhe të preferencave që ka, pasi zgjdhi problemet me LSI dhe vendosi kandidatët ku i donte qejfi, tani ka filluar edhe me PD.
Në një listë të mëposhtme do të shikoni një tufë me emra, kryesisht produkte të Henri Çilit të UET, të cilët shkëlqejnë në krye të listave. Emrat e personave që tashmë janë bërë publike dhe janë konfirmuar nga vetë Basha dhe atyre që preferon Irfani t’i ketë, janë nga ish zyrtarë që ka pasur Basha në bashki, njërëz që punojnë pranë Irfanit apo aktiviteteve të tij dhe lëpirësat e tjerë të Lulzim Bashës që shkëlqejnë sa në një qoshe dhe në tjetrën.
Më poshtë, nuk po e shkruajmë listen, por po publikojmë faqet e gazetës. Ju kërkojmë lexuesve të mos e marrin shumë seriozisht të gjithë listën pasi e besueshme është vetëm pjesa e bërë publike nga Lulzim Basha dhe në këtë rast nuk ka faj as Irfani se mund të ndodhë që lista të përmbyset dhe të këtë çudira.
Megjithëse deri tani, ashtu si CNA.al ka raportuar disa herë gati 50 emra, pra lista fituese e shumicës së qarqeve është gati e konfirmuar, përjashto disa ndryshime të vogla në ndonjë qark.
Gjithësesi lexoni listën e Irfanit, kënaquni. Demokratët sidomos duhet të shohin këtu edhe njerëzit e Henri Çilit, edhe punonjësit e vetë Irfanit. Disa do të kandidojnë për LSI, disa me Partinë Demokratike dhe në fund humbja duket të jetë e garantuar,por gjithësesi të mos e marrim seriozisht dhe të besojmë dhe vlerësojmë vetëm atë listën e cila është bërë tashmë zyrtare. Sepse ç është e vërtëta Luli nuk e beson, por as vetë Irfani./CNA.al