Policia shtriu barkas gazetarin pse filmoi operacionin, reagon Prokuroria e Tiranës: Po hetojmë veprimet e kryera nga efektivët

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Prokuroria e Tiranës ka reaguar lidhur me ngjarjen e shënuar ditën e sotme, ku gazetari i News24, Ergys Gjençaj u shtri barkas nga Forcat Speciale ndërsa filmonte një operacion antidrogë në zonën e ‘Varrit të Bamit’.

“Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policise per te përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve te tyre.” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tiranë, në bashkëpunim me SHÇBA janë duke kryer verifikime të thelluara në lidhje me incidentin e ndodhur me gazetarët në rastin e operacionit policor antinarkotike ne nje zone te Tiranës.

Grupi hetimor po heton rastin mbi veprimet e kryera nga punonjësit e policisë për të përcaktuar ligjshmërinë e veprimeve të tyre.

Sigurojmë opinionin publik që Prokuroria në bashkëpunim me të gjitha organet ligjzbatuese do jetë gjithmonë pranë qytetarëve, mediave dhe kujtdo personi që mund të cënohen nga veprimet arbitrare.

Author: admin