Dy ditë pas denoncimit të motrave Lalo se babai i tyre Rifat Lalo Minarolli, vdiq në spitalin Infektiv për mungesë shërbimi dhe se doktoreshë Mirela Qato pengoi transferimin e tij në spital në Bruksel, policia e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj tyre.
Lidhur me këtë akt ka reaguar dhe ish-ambasadori ynë në Vienë, Vili Minarolli.
Reagimi i Minarollit
Te dashur miq te fb dhe me tej, u informova se mjekja e infektivit qe permendet me emer nga dy mbesat e mija ka hapur nje ceshtje penale?!! ndaj tyre. E drejta e saj.
Po ju drejtohem edhe juve te jepni gjykimin tuaj:
Mendoni sikur secili prej jush te ndodhej ne ate situate kur babai i tyre, idhulli i tyre ne castet e fundit te jetes u kerkonte ta nxirrnin nga ai vend ku e kishin lene te braktisur dhe nuk e prekte njeri me dore dhe ne komunikim me mjeken ajo u thoshte se po i benin skaner dhe te gjitha mjekimet. Pas disa castesg babai i tyre ndërroi jete.
Tani gjykoni dhe ju, ke duhet te besonin vajzat, babane apo mjeken? Njeri nuk thoshte te verteten dhe ne kete rast ai/ajo quhet genjeshtar. Ka emer tjeter?
Pastaj mendoni gjendjen psikologjike te tyre ne ate moment!
Tani atyre u duhet te perballen edhe me nje procedim gjyqsor kur kane edhe te jemen me infeksion ne shtepi.
Nuk i shkruajta keto rradhe per te ndikuar tek drejtesia. Ajo te beje detyren e saj, por si duket ne vendin tone humanizmi dhe njerezorja po i humbet vlerat.
Asnje mos e perjetofte ( edhe hasmii )ate qe perjetuan dhe vazhdojne te perjetojne mbesat e mija. tpz.al