Policia lan duart me një “njoftim” për rrahjen kafshërore të Elsa Bitës nga kryepolici i Divjakës

Megjithëse një vajzë është rrahur në mënyrë brutale nga një shef policie me uniformë tashmë të identifikuar në mes të shumë dëshmitarëve, nuk ka pasur asnjë lëvizje nga Policia e Shtetit.

Pas denoncimin me emër dhe mbiemër të Altin Shehut, që edhe është filmuar nga Elsa Bita dhe një vajzë tjetër ndërsa i afrohet vajzës për ta rrahur, policia nuk ka bërë arrestimin e tij, por ka “larë duart” me një njoftim ku flitet për kryerjen e veprimeve hetimore. Ndërkohë e dhunuara është në spital me dorën e thyer. Lexojeni më poshtë njoftimin e policisë:

Njoftimi

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot paradite në Divjakë, ku një shtetase pretendon se është dhunuar nga drejtuesi lokal i Policisë, sqarojmë se:

Nën drejtimin e Prokurorisë, SHÇBA po kryen veprime hetimore mbi gjithë rrethanat.

Ndërkohë, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur një hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.

Në fund të gjithë veprimeve hetimore administrative dhe verifikimeve të tjera nën drejtimin e Prokurorisë, do të bëhen publike rezultatet dhe masat e marra mbi rastin.

Policia e Shtetit mbetet e angazhuar për të përmbushur çdo detyrim ligjor, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë e të qetë, si dhe rend e siguri publike.

Author: admin