Një person i shpallur në kërkim për katër vepra penale, pasi akuzohet se merrej me falsifikimin e përgjigjeve të tamponëve, (testeve anti-Covid), u arrestua në përpjekje për të dalë nga Shqipëria.
Policia e Tiranës bën me dije se në pranga ra shtetasi me inicialet E. K., 41 vjeç.
Ai u arrestua nga shërbimet e pikës kufitare të Qafë-Thanës, në tentativë për të dalë nga territori i Rrepublikës së Shqipërisë.
Njoftimi i Policisë
Në kuadër të operacionit të koduar “Tamponi”, u bë ekzekutimi i urdhërit të ndalimit të shtetasit E. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave”, “Falsifikimi i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikimi vulave dhe stampave dhe formularëve dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikimin e dokumentave”.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet e PKK Qafë-Thanë në tentativë për të dalë nga territori i Rrepublikës së Shqipërisë.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.