Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të kësaj të diele në aksin Levan-Tepelenë.
Një familje me katër anëtarë janë aksidentuar, teksa kanë qenë duke u kthyer nga Greqia për të kaluar pushimet verore në Shqipëri.
Mjeti tip “Honday” që kanë qenë dy prindërit dhe dy fëmijët e tyre ka dalë nga rruga për shkak të përgjumjes së kryefamiljarit pas udhëtimit prej disa orëve.
Drejtuesi i mjetit ka mbetur i plagosur ndërkohë që anëtarët e tjerë të familjes kanë marrë dëmtime të lehta.
“Sot rreth orës 07:15, aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Buzmadh, shtetasi M. H., 46 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Honday” ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të daljes së mjetit nga rruga”, ka njoftuar policia e Fierit.