Vrasja e 44-vjeçares Laureta Sulo nga bashkëshorti i saj gati dy vite më parë, ka qenë sot pjesë e emisionit ‘Me zemër të hapur’, ku janë zbuluar për herë të parë detaje nga krimi i rëndë në familje. Nëna e dy fëmijëve u vra nga bashkëshorti i saj, Lavdosh Sulo me levë hekuri më 25 qershor të 2019-ës në fshatin Babicë e Madhe të Vlorës.
Në një lidhje telefonike për emisionin, autori i dyshuar i krimit, Lavdosh Sulo, nga ambientet e burgut tregoi edhe arsyet që e çuan atë drejtim krimit.
Ai tha se gruaja e tij prej kohësh kishte një lidhje me shtetasin Luan Sejdiraj, ndërsa shtoi se ky i fundit i kishte sjellë shqetësime të mëdha. Mes të tjerash Lavdosh Sulo deklaroi se kishte nisur disa herë procedurat e divorcit, por i kishte ndërprerë për hatër të fëmijëve.
“Kam qenë shumë i ngarkuar kam shkuar në polici pesë herë për të akuzuar Luan Sejdiraj, i cili është një person i cili na shqetësonte vazhdimisht.
Kam telefonuar policinë dhe ju kam pohuar por ata më thanë që; ‘eja vet këtu’. Shkova bashkë me bashkëshorten dhe aty erdhi edhe Luan Sejdiraj, i cili me tregoi në telefon disa veprime që ky person kishte bërë me bashkëshorten time. Këto video janë bërë edhe më parë. Në 2011 unë kam pasur debate në shtëpi sepse më mungonin lekët në shtëpi.
Bashkëshortja ime më thoshte që “nuk i ke numëruar mirë”. Unë kisha kuptuar që bashkëshortja ime po më tradhtonte me këtë person, kërkova divorc, por për hatër të fëmijëve nuk e përfundova. Mirëpo më vonë kuptova që bashkëshortja ime më hidhte në ushqim gjëra që më bënin dëm.
Unë nisa sërish procedurat për një divorc, bëra dy deri në tre seanca, por sërish për hatër të fëmijëve nuk e përfundova.
Më vonë gruaja kishte hapur një gjyq për dhunë në familje, dhe u dënova me burg. Atë ditë që unë kam shkuar në prokurori ishte i njohuri i gruas time dhe unë u dënova me tre muaj burg.
Pasi dola i kam pohuar gruas time që unë nuk mund të rri më me ty dhe kam shkuar të jetojë te banesa tjetër që ne kishim në fshatin Babicë. Ata vazhduan të kishin një marrëdhënie së bashku prej 8-muajsh. Mbas 8 muajsh ajo erdhi me vajzën në shtëpi.
Vajza ishte 8 vjec asaj kohe, dhe më kërkoi të vija përsëri në shtëpi. U ktheva sërish në shtëpi për hatër të fëmijëve.
Atë ditë që unë u ktheva në shtëpi ky njeri erdhi në shtëpi dhe prishi motorin e makinës dhe dogji rrobat me acid.
Ai ishte mërzitur se gruaja ime kishte ndërprerë marrëdhëniet me të. Vëllai im ishte në dijeni, pasi kur shkova në komisariat erdhi me mua dhe pa dhe dëgjoi shumë fjalë ofenduese ndaj meje dhe vajzës time të mitur.
Ai njeri më ka rrëmbyer edhe telefonin dhe kjo gjë ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit. Ky person sot i shkonte në shkollë. Ky njeri më ka nxirr jetën pafundësisht. Atë ditë që ndodhi ngjarja unë isha duke punuar dhe gjeta bashkëshorten duke marrë telefonin e vajzës dhe kur unë e kapa ajo më tha: ‘Jam duke folur me dashnorin’”, tha Lavdosh Sulo.
Nga ana tjetër, motra e viktimës, Eva, lëshoi akuza ndaj personit që pretendohet se ka qenë i dashuri i Laureta Sulos.
Ajo tha se Luan Sejdiraj e kërcënonte dhe ushtronte dhunë fizike ndaj motrës së tij, madje edhe e kërcënonte se do i vriste fëmijët.
“Laureta kohët e fundit ishte e distancuar, asnjë femër nuk dëshiron të prishte familjen. Motra ime erdhi 15 ditë para se të vritej nga Lavdoshi dhe ma rrëfeu të gjithë ngjarjen që ky Luani e përndiqte dhe dhunonte, në rrugë e qëllonte me gur. Ai gjatë gjithë kohës e dhunonte e shante pisët motrën time.
Ai edhe e shante për vajzën dhe për djalin thoshte që “do ti vras”. Vajza e motrës time është vetëm 12-vjeçe dhe motra ime e la rrugëve.
Shkaktari gjithë kësaj ngjarje është Luan Sejdiraj, ai na ka kërcënuar edhe ne të tjerëve. Ai më merrte në telefon edhe mua dhe më pohonte që familjen e motrës time do ta shkatërronte.
Motra më pohonte para se të vdiste dhe thoshte gjatë gjithë kohës që “ai më kërcënon në rrugë”.
Ai bënte presion që do t’i vriste djalin. Unë e mora policinë e Vlorës dhe i thashë që; “Luan Sejdiraj më merr në telefon dhe më kërcënon që do më vrasi djalin”. Motra ime ka qenë nën presion gjatë gjithë kohës, ajo humbi jetën për shkak të atij personi.”, tha ajo.