TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka përcjellë një mesazh për pronarët e klubeve dhe restoranteve në Tiranë, pas lajmërimit të shtrëngimit të masave.
Me anë të një postimi në Twitter, Braçe tha se shtrëngimi i masave nga Komiteti Teknik është pasojë e shkeljeve që ata u kanë bërë rregullave të vendosura më parë.
“Po degjoj ulerimat e pronareve te klubeve e restoranteve te Tiranes; Ta kene te qarte: Mbyllja e ores 20.00 eshte direkt pasoje e sjelljes se tyre! Shkelen cdo rregull e ligj per te fituar leke, leke, leke! Ju lutem: mjaft! Nuk degjuan! E gjitha eshte pasoje e sjelljes se tyre!,”-shkruan Braçe.
Sot është njoftuar se Shqipëria nga nesër do të mbyllet për dy javë, duke vendosur orën policore nga ora 20:00-06:00. Përveç orës policore, u është vënë kyçi edhe shkollave të mesme që janë cilësuar si zona me risk të lartë