
Mëngjesin e sotëm një konflikt ka ndodhur në mes të Tiranës në afërsi të shkollës “Çajupi”.
Nga burimet paraprake mësohet se në konflikt janë përfshirë disa persona dhe ndërkohë një polic i cili ndodhej aty pranë ka tentuar të nxjerrë armën për të vënë situatën nën kontroll.
Dyshohet se dhe një nga personat të përfshirë në konflikt të ketë nxjerrë armën e zjarrit, mirëpo kjo ende nuk është verifikuar nga policia.
Si pasojë e këtij konflikti fizik kanë mbetur të dëmtuar katër persona pasi dyshihet se janë përdorur sende të forta.
Ndërkohë, një person është ndaluar dhe po shoqërohet në komisariatin nr.4.

