Një konflikt në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një 19-vjeçari. Ka qenë A.B, i cili ka goditur me thikë S.G, dhe më pas është larguar.
Policia është në kërkim të autorit kurse 19-vjeçari është nën kujdesin e mjekëve.
“Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.