Mjeku i njohur kardiolog Petrit Vargu ka komentuar dërgimin për kurim të mjekut Pëllumb Pipero në Itali, pas infektimit të tij me Covid, fill pas marrjes së dozës së parë të vaksinës Pfzier.
Pikësëpari duke i uruar Piperos shërim të shpejtë, Vargu ironizon kolegët e tij, ndoshta mes tyre edhe vetë Piperon, të cilët deri dje shpreheshin se Covid mund të trajtohej me vitamina dhe suplemente.
Vargu u kërkon të gjithë atyre që të tregohen të kujdesshëm me atë që i thonë publikut, pasi pasojat e Covid kanë treguar se janë të panjohura dhe të pabesa. Kardiologu shton më tej se jo të gjithë e kanë mundësinë që të dërgohen jashtë vendit kur gjendja e tyre rëndohet, dhe thumbon se mesataret e fakultetit mund të fshihen, por jo protokollet e mjekimit.
Postimi i plotë i Vargut:
Profesor Pipero paska shkuar ne Itali per kurim? Si ka mundesi? Kjo semundje kalon vetem me disa vitamina, paracetamol dhe suplemente, kuisnin disa mjeke te orientuar sic duhej, qe mjekimi i kesaj semundjeje te mos rendonte rimbursimin e sigurimeve shendetesore.
Mos disinformoni popullin! Kjo eshte eshte nje semundje e panjohur dhe e pabese. Jo te gjithe i kane mundesite te kurohen jashte, kur gjendja rendohet. Mesataret e fakultetit mund te fshihen, por protokollet e mjekimit jo. Piperos i uroj sherim te shpejte!