Nga Osman Metalla
Çështja e Portit të Durrësit ka marrë dhe vëmëndjen e KE. Në vizitën e tij të fundit në Këshillin e Evropës, kryeministri Rama është përballur me shqetësimin e KE lidhur me dhënien me konçension kompanise së Emirateve Arabe Emmar. Në fakt një shqetësim të tillë e kam ngritur dhe unë në prononcimet e mia për këtë koncension, dhe konkretisht ne postimin e datës 25 Janar 2021 ndër të tjera jam shprehur:
“Shqipëria është një vënd i cili ka aderuar dhe në konventën e “Aksesit të Informacionit dhe të pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje për një vendimmarrje të drejtë në çështjet mjedisore” ose sikurse njihet ndryshe Konventa e Aarhus Danimarke e datës 25 Qershor 1995. Njëkohësisht, vëndi ynë është një vënd i cili aderon për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian dhe ka nënshkruar Marëveshjen e Asociim Stabilizimit si dhe po punon në mënyrë intensive në përafrimin e legjislacionit Shqiptar me atë të BE. Në fakt marëveshja e bashkëpunimit e cila eshte ratifikuar me anë të LigjitNr. 145/2020 “për ratifikimin e marëveshjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet KM të RSH dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe” në nenin 6 të saj përjashton palët “…nga procedurat e prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurruese publike ose ndonjë procedure tjetër në legjislacionin kombëtar të R.Sh-së ose të Emirateve të Bashkuara pas ratifikimit të kësaj marëveshje”. Një parashikim i tillë bie haptazi ndesh me parimet e konkurrencës së lirë dhe të mos diskriminimit duke i krijuar qartazi një avantazh kompanive të Shtetit të Emirateve. Mendoj që një vendimmarrje e tillë strategjike ka nevojë për strategji të mirëfilltë, integrim me strategjitë kombëtare të zhvillimit dhe strategjinë sektoriale te transportit detar, ka nevojë për konsultim publik për më shumë transparencë dhe pjesëmarrje”.
Shtoj këtu dhe rëndësinë që ka ky port, si një objekt i rëndësisë strategjike kombëtare. Vëndi ynë është anëtar I NATO-s dhe si i tillë, të gjith portet dhe aeroportet, jane në funksion dhe të kësaj aleance, ndaj dhe cdo vendim per tjetersim, apo ndryshim destinacioni duhet konsideruar me kujdes dhe ne perputhje me Interesat e vëndit!