Përse na duhen më shumë gra si Shyretja në politikë për të ndryshuar Shqipërinë

Historia politike e botës nuk ka qënë e ndershme me gratë. Që nga fillimet e krijimit të ndërgjegjes politike në antikitetin e hershëm e deri më sot, gratë nuk kanë mundur të sigurojnë vazhdimsi në pozicione vendimarrëse. Madje duhet thënë që me së shumti, grave nuk i është dhënë e drejta dhe janë paragjykuar si jo të denja ose të pa afta për të marrë në dorë jetën e tyre dhe të komunitetit.

Shekulli 21 ka njohur zhvillimin më të shpejtë të shoqërisë në historinë e botës, si në ekonomi dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Këtë zhvillim e shikojmë më së shumti në vendet demokratike, për arsye se delegimi i pushteti tek vota popullore natyrshëm ka sjell shumë më shumë gra në pushtet. Pikërisht ky element i demokracisë ka sjellë zhvillim në të gjitha fushat e tjera, pasi dihet që politika ka fuqin të jetë një motor që shtyn zhvillimin e vendit ose një barrikadë që e frenon atë.

Angela Merkel është një shembull se si një grua mund të udhëheqë në mënyrë të suksesshme vendin kryesorë të Bashkimit Europian për 15 vite radhasi, pa humbur popullaritetin dhe integritetin e saj.

Politika moderne shqiptare, fatkeqsisht është akoma e padrejtë me gratë shqiptare që marin iniciativën dhe guximin të bëhen pjesë e institucioneve vendimarrëse sic janë parlamenti, kabineti qeveritar dhe bashkitë vendore. Pavarsisht këtij fakti, edhe vendi jonë, po krijon një klimë më të favorshme për pjesmarrjen më të gjërë të grave në politikë.

Shyrete (Aliaj) Koka është një rast suskesi i një gruaje e cila vendosi të ndërpresë karrierën e saj për tu bërë pjesë e vendimarrjes në parlament.

Cilësitë dhe vlerat e saj e spikatën si figurë politike duke fituar dhe pozicione të rëndësishme nën siglën e Partisë Demokratike në Has, por jo vetem. Ka qënë me qytetaret dhe për qytetaret kudo ne Has.

Sot Shyretja kandidon për deputete në qarkun e Kukësit nga Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ku fronti opozitar i përbër nga PD, LSI dhe parti të tjera do të garojnë për të sjellë ndryshim politik mbas 8 vitesh qeverisje të Partisë Socialiste. / Albana Aliaj

Author: admin