
Kreu i PD, Lulzim Basha ka shkuar tek zyrat e FRD pas përplasjes së sotme ku Policia Bashkiake kërkonte të lironte zyrat, raporton gazetari Osman Stafa.
Në përplasje u përfshi edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta i cili pasi u njoftua shkoi tek zyrat dhe u kërkoi Policisë Bashkiake të dalin jashtë.
FRD është pjesë e koalicionit të PD me aleatët, teksa kryetar ka Sali Shehun.