
Vijon përplasja me kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, dhe socialistit Pjerin Ndreu, lidhur me zëvendësimin e Ademit si kryetare e Shoqatës së Bashkive.
Më 8 qershor të këtij viti, Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i kësaj shoqate, por Ademi nuk e pranoi këtë vendim, duke e cilësuar atë të paligjshëm.
Pjerin Ndreu i është drejtuar gjykatës, pasi sipas ligjit, çështja duhet regjistruar në gjykatë, që ai të njihet si kryetar i Shoqatës së Bashkive.
Në një përgjigje të dhënë këtë të shtunë, gjykata i kërkon Ndreut të plotësojë padinë e tij, pasi sipas organit të drejtësisë, ajo ka të meta.