Edhe pse pa praninë e kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, Këshilli Bashkiak, është mbledhur në teatrin “Petro Marko” dhe ka miratuar ndihmat ekonomike për qytetarët.
Në rend të ditës, ka qenë miratimi i ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, e cila është miratuar.
Gjithashtu, këshilli ka miratuar ndihmën ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë Vlorë.
Po ashtu në rend të ditës, ka qenë edhe pika tre, e cila përkon me pagesat për kopshtet dhe çerdheve për fëmijët e familjeve në nevojë.
Leli sakaq, ka shpjeguar arsyet e mosprezencës në mbledhjen e ditës së sotme, duke shtuar se ajo është mohuar nga një agjendë e mëparshme.
“Përshëndetje të gjithëve, ju falenderoj që jeni bërë pjesë e mbledhjes online të Këshillit Bashkiak, pavarësisht se kërkesa bëhet që mbledhja të zhvillohet në një ambient tjetër.
Dua t’ju njoftoj, që i kam dërguar dje një shkresë kryetares së Këshillit Bashkiak, ku e kam njoftuar të bëhet përgjigja e shkresës tuaj, ju është kërkuar të caktoni datën 29 për mbledhjen e radhës së Këshillit, të cilën ju e keni refuzuar, duke caktuar pak orë pas kërkesës time datën 30.06.2021, pa shpjeguar këtë kërkese.
Ju është bërë i dite që për arsye të angazhimit të bërë më parë, kryetari i bashkisë nuk mund të jetë pjesë e takimit dhe më është dashur që të lë mënjane një tjetër angazhim.
Kjo mbledhje nuk zhvillohet pasi janë në fuqi masat anti-COVID të miratuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Në rastin konkret përgjegjësia ligjore i takon administratës dhe kryetarit të bashkisë, përgjegjësia për organizimin e një mënyre tjetër, i takon organizatorëve të këtyre subjekteve. Mbledhjet duhet të përcaktohen nga kryetari i bashkisë,”-shpjegon Leli.
Kujtojmë se kryebashkiaku Dritan Leli, kishte kërkuar që mbledhja të zhvillohej më datë 29 qershor, ndërsa këshilli bashkiak kërkoi një ditë më vonë.
Leli, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, shpjegoi arsyet se përse nuk merr pjesë në datat e kërkuara nga këshilli, duke shtuar, se nuk ka asnjë diferencë, mes takimeve që bëhen nëpërmjet platformave online dhe ambienteve fizike.