Përmbytjet / Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Bashkia Shkodër sërish thirrje:Kërkojmë ndihmën e ushtrisë

Bashkia e Shkodrës bën me dije se pas monitorimit në terren është konstatuar se 2685 hektarë tokë janë të përmbytura.

Situata paraqitet problematike në rrugën që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat pasi është bllokuar, ndërsa 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Gjithashtu në fshatin Obot rruga është e kalueshme me mjete të larta.

Kërkohet gatishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.

Më herët Bashkia Shkodër kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Njoftimi i plotë:

Situata e përmbytjeve në territorin e Bashkisë Shkodër, data 29.01.2021

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 29.01.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

• Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.51 m. (Kuota max 6.30 m).
• Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.83 m.(Kuota max 8.70 m).
• Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.12m. (Kuota max 7.50 m).
• Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 2685 Ha

1. Tokë e pakultivuar 588 Ha
2. Foragjere të dyta, jonxhe 1890 Ha
3. Grurë 110 Ha
4. Bimë Dekorative 67 Ha
5. Pemtore 27 Ha
6. Sera 3 Ha

Nj.A. Ana e Malit

1. Rruga e Obotit është e kalueshme me vështirësi me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 m.
2. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
3. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1160 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

• Tokë e pakultivuar 220 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 880 Ha
• Grurë 25 Ha
• Pemtore 25 Ha
• Bimë dekorative 7 Ha
• Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1200 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatratMushan,Shirq,Suka-Dajç, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

• Tokë e pakultivuar 290 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 775 Ha
• Grurë 75 Ha
• Bimë dekorative 60 Ha

2. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 m

3. 250 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

4. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 90 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

• Tokë e pakultivuar 30 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 60 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 180 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.
Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

• Te pakultivuara 40 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 130 Ha
• Grurë 10 Ha

Nj.A.Rrethina

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 55 Ha, në fshati Zues (tokat në fushen e Oblikës)

• Tokë e pakultivuar 8 Ha
• Foragjere të dyta, jonxhe 45 Ha
• Pemtore 2 Ha

-Kërkohet gadishmëri nga ana strukturave të ushtrisë për evakuimin e familjeve dhe gjësë së gjallë që rrezikohen nga uji në fshatin Shirq, Nj.A Dajç, në rast të agravimit të situates.

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

Author: admin