Kreu i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferraj ka reaguar sot me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, në lidhje me përmbytjen në rrugët e qytetit.
“Bashkia ka pastruar kanalet kullues vetëm para 5 ditësh, por 10 minuta shi kanë sjellë përmbytje në rrugë. Këto janë rezultat i keqqeverisjes 13-vjeçare të Bashkisë së Durrësit”, thotë Xhaferraj.
Statusi i plotë:
Para 5 ditesh Bashkia pastroi kanalet kullues dhe te ujerave te zeza. Sot rane 10 minuta shi…
Keto pamje dhe gjendja e renduar e qytetareve te bllokuar, ne pamundesi te nxjerrin femijet nga shkollat, jane rezultat i keqqeverisjes 13 vjecare te Bashkise me te korruptuar te vendit. Ky skandal me i fundit dhe i neveritshem na rikujton se Durresi eshte katandisur me keq se vende ne gjendje lufte.
Ky eshte Durresi i Dakos, Celes dhe Rames.