Përmbyset automjeti në Korçë, shpëton mrekullisht drejtuesi

Një automjet është përfshirë në aksident mbrëmjen e sotme në Korçë, ku fatmirësisht ka shpëtuar për mrekulli drejtuesi.

Siç mëson abcnews.al ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit. Nga pamjet shihet se mjeti është përmbysur.

Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara, duke bërë që drejtuesi të humbë kontrollin.

Author: admin