Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë. Burime zyrtare nga policia thanë se, një sherr mes tre adoloshentëve ka ndodhur në rrugën e ‘Kavajës’, ku njëri ka mbetur i plagosur me thikë. 16-vjeçari me inicialet A. B., është në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa dy adoleshentë janë në pranga.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Më datë 07.04.2021, rreth orës 15:15, në rrugën e ‘Kavajës’, në afërsi të një lokali si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit K. K., 17 vjeç dhe M. T., 16 vjeç, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin e mitur me iniciale A. B, 16 vjeç, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Forcës së Posaçme ‘Shqiponjat’ falë reagimit të menjëhershëm kanë bërë kapjen dhe shoqërimin e dy të dyshuarve si autorë të ngjarjes në Komisariatin e Policisë Nr.2, për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.