Përkeqësimi i situatës se motit ka kthyer edhe disa probleme, kryesisht në akse rrugore dhe energjine ne zonat e thella të veriut dhe juglindjes.
Sa i takon situatës në qarkun e Kukësit për momentin në këtë qytet nuk ka probleme ndërsa në Tropojë vazhdojnë reshje shiu me intensitet të ulët.
Rrugët nacionale të qarkut Kukës janë të kalueshme normalisht.
Si rezultat i reshjeve në disa segmente
rruge ka patur rënie inertesh sidomos në aksin Bajram Curr – Valbonë .
Rrugët rurale në administrim të bashkive janë të qarkullueshme. Gjendja e rezervuareve është nën monitorim në të gjithë Qarkun.