Antonio Gallo, Tomasso Brutto, Saverio Brutto, Francesko Talarico, Ercole D’Alessandro dhe Lorenzo Cesa. Grupi i Ndragheta-s në një dosje voluminoze me 1600 faqe përgjime, ku vendin kryesor e zë aktiviteti në Shqipëri. Rolet e secilit dhe implikimi i zyrtarëve shqiptarë. Pse nuk ka reaguar kryeministri Edi Rama? Po SPAK?
“Profil i ulët” përtej Adriatikut por korrupsion në nivel ministrash dhe zyrtarësh të lartë në Shqipëri. Një operacion i gjerë, më i madhi i viteve të fundit në Itali, provon ndërhyrjet e klanit mafioz Ndragheta edhe në Shqipëri. Jo më me çanta me kanabis mbi shpinë, por me investime, pastrim parash dhe të “preferuarat” e viteve të fundit…kullat. Kush është prokurori i hekurt që hetoi për vite me radhë grupin? Dosja.al sjell gjithçka që duhet të dini për dosjen që ka tronditur politikën shqiptare. Tri ditë dhe asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama dhe SPAK. A Të enjten, (21 janar), një operacion i gjerë Anti-Mafia u finalizua duke arrestuar 81 persona, mes tyre edhe 9 shqiptarë. Anëtarët e grupit janë me lidhje me grupin mafioz Ndragheta, një nga familjet kriminale që vepron në Kalabrinë jugore. 30 persona u dërguan në burg, ndërsa 35 u vunë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Autoritetet italiane njoftuan se mes të arrestuarve ka biznesmenë, punonjës të administratës dhe politikanë. Anëtarët e grupit të mafias i përkasin disa ‘klaneve’, si Aracri, Arena Grande Aracri, të vendosura në provincën e Crotones. Të arrestuarit akuzohen për lidhje me mafian, bashkëpunim me mafian, blerje votash, dhe të tjera krime që lidhen me mafian. Mbi 300 milionë euro asete iu sekuestruan të dyshuarve, ndërsa operacioni konsiderohet një nga më të mëdhenjtë e zhvilluar në vitet e fundit në Itali. Hetuesit kanë sekuestruar asete, llogari bankare, pasuri të patundshme, makina dhe sende luksi. do të verifikohet ndërhyrja e Princit në Shqipëri?
Nicola Gratteri, drejtuesi i Prokurorisë së Katanzaros udhëhoqi hetimin dhe operacionin ku morën pjesë më shumë se 370 policë të disa vendeve, Drejtoria e Hetimit të Antimafias Italiane dhe Guardia di Finanzia. Gratteri, 62 vjeç është i vendosur për të goditur klanin Ndragheta. Pas disa vitesh hetimi, mijëra provave dhe qindra të dyshuarve, Gratteri shprehej para operacionit se është në luftë për një betejë historike kundër klanit Ndragheta. Gratteri ka më shumë se 3 dekada që është vënë në mbrojtjen e policisë për shkak të kërcënimeve, ndërsa ka si objektiv të vendosë pas hekurave më shumë se 450 të dyshuar, anëtarë të klanit, pasi i akuzon për trafik droge, pastrim parash, hakmarrje dhe rrëmbim. “Është një luftë“,-i tha prokurori shkurt AFP, në mbyllje të operacionit. “Kësaj here me siguri, do të kemi një lidhje direkte mes Ndragheta-s, biznesmenëve dhe politikës”,-shtoi ai. Ndërsa në një konferencë me gazetarët sqaroi se secili nga të arrestuarit, kishte dijeni për atë që po bënte. “Punonjësit e shtetit dhe biznesmenët e përfshirë kanë qenë të vetëdijshëm se po bënin një pakt me një nga përfaqësuesit e familjes mafioze“.-theksoi ai.