Një aksident tragjik ka ndodhur pak çaste më parë në zonën e Astrit, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një grua.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e rrethrrotullitmit të ish-sheshit “Shqiponja”.
Njoftimi i Policisë:
Me datë 26.02.2021, rreth orës 12:00, në hyrje të rrugës “Abedin Rexha” mjeti me drejtues shtetasin P. Rr., 43 vjeç, ka aksidentuar një shtetase këmbësore, ende të paidentifikuar, rreth 60 vjeçe, e cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprime të metejshme hetimore.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.