Përfundon pas 2 orësh takimi në selinë blu, mes kryetarit të PDIU, Shpëtim Idrizi dhe kreut demokrat Lulzim Basha.
Burime për newsbomb.al bëjnë me dije se Shpëtim Idrizi i ka prezantuar Bashës emrat që ai sugjeron që të jenë në listën e opozitës së bashkuar që do të konkurojë për të marrë qeverinë pas 25 prillit.
Opozitës së bashkuar i kanë mbetur 2 ditë për të regjistruar në KQZ listën e koalicioneve. 27 shkurti është afati i fudnit që KQZ i ka dhënë partive politike për t’u regjistruar.
Përsa i përket Mediut, u zhvillua një takim sot në selinë blu, por jo me Bashën, me zyrtarë të tjerë. Ende nuk ka një marrëveshje mes PD dhe PR