Përfshihet nga flakët një makinë në qytetin e Korçës.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Republika”, ndërsa paraprakisht dyshohet për një defekt në makinë.
Si pasojë e flakëve që përfshinë makinën ka vetëm dëme materiale dhe deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e plotë të saj. Tpz.al