“Përballë kësaj pandemie, nuk është normale të mendosh për një darkë Krishtlindjesh me të afërmit ose miqtë. Këtë vit nuk do të ketë darkë si vitet e tjera, sepse fatkeqësisht virusi vazhdon të ecë nëpër këmbët e njerëzve dhe prandaj secili prej nesh do të duhet të qëndrojë në shtëpi ”. Kështu, është shprehur këtë mëngjes drejtpërdrejt në Radio dhe Tv Bari, kryetari i bashkisë së Barit në Itali Antonio Decaro.
“Ne nuk duhet të shqetësohemi për darkën e Krishlindjeve – përsëriti kryebashkiaku-. Duhet të shqetësohemi për faktin se, nëse jemi të kujdesshëm, do të jemi në gjendje ta shijojmë darkën e vitit të ardhshëm. Ne do të kthehemi në normalitet, por tani duhet të jemi të kujdesshëm. Bëni thirrje për një ndjenjë përgjegjësie dhe kuptoni se këtë Krishtlindje do të duhet ta festojmë në një mënyrë tjetër’, tha ai. //telebari//