I pyetur në studion e Ditari në A2 CNN në lidhje me kohëzgjatjen e shpalljes së rezultatit të votimeve, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi u shpreh se për koalicionet e partitë shpreson që të dalë brenda 48-72 orëve, ndërsa sa i takon votimeve dhe kandidatëve do të ketë vonesa. Sipas tij, vonesat krijohen për shkak të sistemit.
“Të shpresojmë që rezultati për partitë e koalicionet të dalë në një kohë të shkurtër 48-72 orë, por i gjithë rezultati për votimin dhe kandidatët do të marrë shumë kohë në rastin më të mirë duhen 30 minuta deri në një orë për të shkuar nga një qendër votimi në qendër numërimi.
Kemi sistem që në themel krijon vonesa në nxjerrjen e rezultatit nëse në Kosovë bëhet aty ku votohet, ne i bëjmë në qendra numërimi. Dhe transporti vonon”, tha ai.