
Sot, më 6 maj është ditëlindja e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka publikuar në rrjetet sociale statujën e tij në Michigan, duke uruar ditëlindjen e luftëtarit të Shqipërisë.
Krahas fotos, Kim shkruan se Skënderbeu është i pashoq dhe është i nderuar në të gjithë botën, madje edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku i kanë ngritur dhe një statujë.