PD nxjerr foton e Ndriçim Jonuzit krah kryebashkiakut të Kavajës: Edi Rama po gënjen e manipulon!

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se autorët e plagosjes së aktivistit të PD në Kavajë, Bledar Okshtuni, nuk janë të Partisë Socialiste, por sipas tij, janë militantë të PD.

Lidhur me këtë, Partia Demokratike publikon një foto, ku autorët e shpallur në kërkim për ngjarjen, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorian Troplini dhe Markel Shtylla, janë në një tryezë, duke ngrënë drekë, me kryebashkiakun e PS në Kavajë, Redian krali.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Në reagim, PD thekson se Rama po gënjen e manipulon, por sipas kësaj force politike, të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij.

Reagimi i PD:

Edi Rama merret me gënjeshtra dhe manipulime ndërkohë që dhunuesit nuk janë arrestuar akoma!

Asnjë gënjeshtër nuk e ndihmon dot Ramën, sepse të gjitha faktet dëshmojnë se sulmuesit e djeshëm janë njerëzit e tij dhe kanë vepruar me qëllim.

Ky është një sulm kriminal kundër demokracisë sonë nga një njeri që tashmë e di se do t’i humbe zgjedhjet.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Të dielën ne do të fitojmë dhe do të sjellim ndryshimin, për të cilin Shqipëria ka nevojë!

Author: admin