Partia Demokratike i është përgjigjur për të disatën herë pas deklaratës së Ramës dhe kërkesës së tij në popull, për një mandat të tretë.
PD thotë se Rama e do mandatin e radhës që të vazhdojë të mos bëjë asgjë, siç nuk ka bërë këto 8 vit.
Përmes një shënimi në facebook, selia blu i bën me dije kryeministrit, por dhe gjithë shqiptarëve, që ata do i mbajë premtimet e saj, dhe nëse nuk e bën, nuk do kërkojmë mandat të dytë.
Reagimi i PD-së
Jemi të lumtur që shikojmë se Edi, më në fund, e kuptoi ashtu si gjithë shiptarët, se plani ynë do ta çojë Shqipërinë para, ndaj edhe ka filluar të kopjojë pjesë të tij.
Po të gjithë e dinë se pas zgjedhjeve, ai s’do të bëjë asgjë nga ato që thotë.
Edi e do mandatin e tretë që të vazhdojë të mos bëjë asgjë.
Nëse s’keni bërë asgjë në 8 vjet, s’do të bëni as në 4 të tjerët.
Edi e ka lënë në vend numëro Shqipërinë, ne do ta çojmë përpara.
Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë.
Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë.
Kështu fiton Shqipëria. Tpz.al