Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo ka hedhur akuza drejt lidershpit demokrat gjatë zgjedhjeve të fundit të 25 prillit, ku tha se nga përvoja e saj ka parë një mbyllje të Partisë Demokratike, ku gjithçka zhvillohej mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt.
E ftuar në emisionin ‘Opinion’, Garo ka theksuar se nuk ka pasur asnjë sqarim apo inkurajim nga Basha apo ekipi i tij pas humbjes.
Garo: Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty …
Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës .
Prisja një telefonatë nga Zoti Basha, një telefonatë nga ekipi por asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë.