Kandidati për deputet në listat e PS-së për Shkodrën, Paulin Stërkaj është shprehur i zhgënjyer nga humbja që ka pësuar në Malësinë e Madhe.
Ai tha se pavarësisht humbjes, PS-ja do të hyjë në Shkodër edhe me pak deputetë.
Ja çfarë tha Stërkaj:
Nuk e prisja epërsinë e PD në Malësinë e Madhe. Shkaqet?
Ka patur votues të ri, nuk di çfarë të them, nuk jam në gjendje të nxjerr një konkluzion pasi nuk ka përfunduar i gjithë numërimi i fletëve të numërimit.
Në fund mund të dalim me një konkluzion dhe të bëjmë një listë të plotë të të gjithë këtij proçesi.
Ne do të hyjmë në Shkodër edhe me pak deputetë.
Në gjithë Shqipërinë fiton PS-ja ndërsa Shkodra e merr me vonesë mesazhin, edhe Malësia e Madhe është pjesë e Shkodrës.
Kanë ikur disa vota duke menduar se u bë rotacion politik, por unë Paulini do të jem, do të jem gjithmonë këtu me investime për Shkodrën dhe rrethinat e saj.