Si mund te hesht per detarët, si mund te hesht kur neperkemben dhe tentojne ti zhbejnë sikur nuk ekzistojne.Janë aferisht 2 mije detarë Shqiptarë qe punojne ne anije me flamur Shqiptar dhe anije me flamur te huaj. Dje ndodhi e paimagjinueshmja, pa njoftim tentohet te fshihet amza e detareve qe daton qe nga viti 1913, zhbehet e drejta dhe arsimi i tyre, u hiqet e drejta per punesim ne anijet me flamur Shqiptar. Per ata qe kane dhenë shpirtin ne det per vite te tëra, ndryshohet kodi detar ne 2 nene dhe asnje se kuptoi pse, s na pyeten edhe pse kundershtuam fort, por une nuk do hesht, do luftoj per te drejtat e tyre me çdo çmim. Detaret kane histori qe nga koha e Ilirise dhe s mund te zhbehen nga askush cilido qoftë ai…,”-shkruan ai.
LEZHË– Drejtori i Drejtorisë Detare, Paulin Ndreu ka denoncuar një skandal lidhur me detarët në vendin tonë. Sipas Ndreut, pa njoftim ditën e djeshme është tentuar që të fshihet amza e rreth 2 mijë detarëve, e cila daton që prej vitit 1913, duke u hequr të drejtën për punësim. Gjithashtu sipas tij, është ndryshuar kodi detar në dy nene, duke theksuar se askush nuk është pyetur për një ‘modifikim’ të tillë të ligjeve. Ndër të tjera, në denoncimin e tij, vëllai i kryebashkiakut të Lezhës shton se do të luftojë për të drejtat e detarëve shqiptarë, edhe pse nuk ka publikuar asnjë emër që ndodhet pas ndryshimeve të bëra në ligje