Pas ambasadores amerikane, Yuri Kim, e cila njoftoi se është infektuar me Covid, pozitive ka rezultuar edhe diplomatja suedeze në Tiranë.
Ambasadorja e Suedisë, Elsa Hastad, përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka rezultuar sot e infektuar dhe do të qëndrojë e izoluar, duke respektuar protokollin.
“Sapo rezultova pozitive me Covid-19. Do të qëndroj e izoluar dhe do të punoj nga shtëpia. Mendimet e mia janë për të gjitha gratë që janë goditur rëndë nga pandemia. Qëndroni të sigurt”, shkruan Hastad.