Pas Ramës edhe Fatmir Hysenbelliu “zhytet” në shah, del me pizhama dhe shpjegon filozofinë e jetës!

Pas kryeministrit Edi Rama, që e ka krahasuar politikën me lojën e shahut, shfaqet edhe një tjetër personazh, që është frymëzuar nga ky sport intelektual.

Bëhet fjalë për djalin e Irfan Hysenbelliut, Fatmirin. Por, ndryshe nga kryeministri, që e sheh vetëm politikën si lojë shahu, Fatmiri kështu sheh të gjithë jetën…

Për ta ilustruar këtë gjë, por edhe lidhjen me shahun në përgjithësi, Fatmiri ka paraqitur për ndjekësit një fotografi, ku ai shfaqet me pizhama dhe ku duket një set mjaft luksoz shahu, me gurë të rëndë në formë skulpturash.

Nuk dihet nëse ky set është thjesht për zbukurim, pra në ndihmë të arredimit të ambjentit në tërisi, duke qenë se rëndesa e gurëve mezi të lë të mendohesh për lëvizjet brenda lojës.  Megjithatë kjo nuk ka pikë rëndësie, pasi thelbi i postimi, është filozofia pas lojës së shahut dhe jo loja në vetëvete.

Jeta është si një lojë shahu“, shprehet Fatmiri, ndërkohë që shfaqet i menduar thellë në fotografi.

Sot mund të themi me siguri absolute, që Shqipëria ka të paktën dy njerëz, që e përdorin lojën e shahut si një filozofi për jetën, Edi Ramën dhe Fatmir Irfan Hysenbelliun.

/TPZ.al/

Author: admin