Pas marrjes së detyrës, Presidenti i SHBA Joe Biden ka shfuqizuar urdhrin e Donald Trump për ndalimin e amerikanëve transgjinorë në ushtri.
“Anëtarët e shërbimit transgjinor nuk do t’i nënshtrohen më mundësisë së shkarkimit ose ndarjes në bazë të identitetit gjinor. Presidenti Biden beson se identiteti gjinor nuk duhet të jetë pengesë për shërbimin ushtarak dhe se forca e Amerikës gjendet në shumëllojshmërinë e saj,”– tha Shtëpia e Bardhë.
Sipas të dhënave të Departamentit të Mbrojtjes të analizuar nga Palm Center, një grup jo-fitimprurës, në vitin 2019 kishte 8,980 trupa aktive transgjinore në detyrë.
Ish-presidenti Trump njoftoi në Tëitter në vitin 2017 se vendi nuk do të “pranonte ose lejonte” transgjinorët amerikanë të shërbenin në ushtri, duke përmendur “kosto të jashtëzakonshme mjekësore dhe përçarje”.
Ndalimi hyri në fuqi në Prill të 2019, por personeli trans që shërbente u lejua të vazhdonte, por rekrutët e rinj u bllokuan.