Pas marrëveshjes me Idrizin/ Basha takon kreun e PR-së, Fatmir Mediu


Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Takimi u mbajt për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjet e 25 prillit.

Sot, Basha arriti marrëveshjen me kreun e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi.

PD ka arritur tashmë marrëveshje me Idrizin dhe aleatët e tjerë Agron Dukën, Dashamir Shehin e Nard Ndokën.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, foli sot paradite pas takimit njëorësh me kreun e PD, Lulzim Basha, prej ku tha qartë se nuk ka asnjë dyshim që do të ketë marrëveshje mes tyre. Idrizi tha nga selia blu se po bëhet një diskutim i gjerë mes PD dhe partive aleate për të përcaktuar valencat.

Author: admin