Pas dy muajsh mësim nga shtëpia/ Gjermania hap shkollat fillore, kërkohet instalimi i pajisjeve që filtrojnë ajrin

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Argan Hair Mask
Me vaj argani që s’pyet për flokë të thatë – vetëm butësï...
Shop Now

Nxënësit e shkollave fillore, në më shumë se gjysmën e 16 landeve të Gjermanisë, u janë kthyer të hënën bankave të shkollës, pas pothuajse dy muajve të mësimit nga shtëpitë.

Ky njëherësh përbën lehtësimin e parë të masave kufizuese të zbatuara në Gjermani, me qëllim të luftimit të pandemisë. Kopshtet për fëmijë janë hapur po ashtu.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Shampo kunder Zbokthit
Pa sulfate, pa parabene – vetëm dashuri për flokët tuaj! 💚...
Shop Now

Ky vendim është miratuar në një takim në mes të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe guvernatorëve shtetërorë dy javë më parë, pavarësisht shenjave se numri i të infektuarve me koronavirus mund të rritet sërish.

Ministrja gjermane e Edukimit Anja Karliczek, ka mbrojtur vendimin për rihapje të shkollave, duke thënë se fëmijët në veçanti përfitojnë duke mësuar nëpër grupe.

Shkollat duhet të përdorin “të gjitha mjetet e qasshme për të parandaluar përhapjen e virusit”, ka thënë Karliczek për agjencinë e lajmeve dpa.

Nxënësve u është kërkuar që të vendosin maskën nëpër klasa, derisa disa fëmijë do të mund të vazhdojnë mësimin nga shtëpitë, për të shmangur numrin e madh të fëmijëve nëpër hapësira të njëjta.

Zyrtarët kanë bërë thirrje për instalim të pajisjeve për filtrim të ajrit nëpër të gjitha klasat.

Profili kooswalla.al
kooswalla.al
🔇
Seti me Argan
Hej yje, linja e flokëve nga @kooswalla.al është një dashuri e vërtetë...
Shop Now

Deri më tani pak përparim është parë në atë drejtim dhe mësuesit detyrohen të hapin vazhdimisht dritaret për të shmangur infektimin potencial.

Gjermania mbetet nën izolim deri më 7 mars, derisa parukeritë është thënë se do të mund të nisin punën nga 1 marsi.

Author: admin