Personalizimi i vaksinimit nga kreu i Rilindjes ka shkaktuar reagimin e sekretares së përgjithshme të PDIU-së, Mesila Doda. Ajo ka thënë se deklarata e kreut të qeverisë është kriminale, por me rrëzimin e tij vaksina do të ketë për të gjithë.
Më poshtë reagimi i plotë i Mesila Dodës:
Është kriminale deklarata e kryeministrit në ikje… nëse nuk është ai kryeministër nuk do ketë më vaksina…
Opsioni që shtrohet është ose Rama kryeministër, ose vdekja…
Kësaj i thonë të bësh presion për votën me jetën dhe vdekjen.
Apel për të gjithë qytetarët: Vaksina do ketë! Sepse, do ketë një qeveri të përgjegjshme e që do mendojë për shqiptarët e jo për një njeri të vetëm. Më 25 prill Shqipëria fiton të ardhmen, fiton jetën dhe normalitetin dhe ne shporrim një diktator!